Na ndiqni edhe në

Shëndet

8 ushqimet që i hëngrën disa njerëz dhe jetuan mbi 100 vjet!

8 ushqimet që i hëngrën disa njerëz dhe jetuan mbi 100 vjet!

Njerëzit, të cilët kanë jetuar 100 vjet dhe më shumë, shpesh pyeten për dietën e tyre. Normalisht, ne presim të dëgjojmë përgjigje që përfshijnë fruta, perime, ose thjesht një dietë të ekuilibruar. Por, ka disa njerëz, përgjigjet e të cilëve mund të jenë pak më specifike dhe nganjëherë, të pazakonta.

Më poshtë ju sjellim ushqimet që hëngrën disa njerëz dhe jetuan mbi 100 vjeç.

1. Proshutë

Susannah Mushatt Jones jetoi deri në moshën 116-vjeçare. Ajo hante 4 copa proshutë, vezë dhe grurë për mëngjes. Sigurisht, fakti që ajo flinte rreth 10 orë çdo ditë mund të ketë kontribuar edhe në jetëgjatësinë e saj

2. Vezë të papërpunuara

E lindur në 1899-ën, Emma Morano, e cila jetoi deri në moshën 117-vjeçare, kishte një dietë të pazakontë që filloi gjatë adoleshencës. Për më shumë se 90 vjet, ajo përfshinte në dietën e saj: 3 vezë në ditë dhe 2 prej tyre të papërpunuara. Por Morano kënaqej duke ngrënë edhe biskota.

3. Çokollatë

Jeanne Calment jetoi deri në moshën 122-vjeçare. Ajo kishte një mënyrë jetese aktive dhe e ngau biçikletën deri në moshën 100-vjeçare. Ajo kënaqej duke ngrënë çokollatë.

4. Patatinat

Matilda Curcia jetoi 101 vjeç falë një elementi kryesor dhe të pazakontë në dietën e saj. Intervistat zbuluan se përveç ushtrimeve të përditshme, ajo hante 3 patate të skuqura çdo natë, informon dritare.net

5. Sushi

Misao Okawa e cila jetoi 117 vjet besonte se 2 faktorë kryesorë kontribuuan në jetëgjatësinë e saj: gjumi (8 orë në ditë) dhe sushi.

6. Harenga

Hendrikje van Andel-Schipper, ose Hennie, ia atribuoi jetëgjatësinë e saj ngrënies së harengës së kripur të papërpunuar dhe pirjes së lëngut të portokallit. Kur ishte 82 vjeçe, Hennie vendosi t'ia dhurojë shkencës trupin e saj, pasi të vdiste. Ajo jetoi 115 vjet.

7. Pulë e skuqur dhe akullore

Për Gertrude Baines, e cila jetoi deri në moshën 115-vjeçare, proshuta nuk ishte e mjaftueshme. Dieta e saj përfshinte jo vetëm proshutë krokante, por edhe pulë të skuqur dhe akullore.

8. Soda dietike

Theresa Rowley shijon çdo ditë një kanaçe Kola dietike. Sigurisht, ajo nuk e ka pirë tërë jetën e saj, pasi Rowley lindi në vitin 1914, 68 vjet para se pija të fillojë të shitej./K.C/dritare.net