Na ndiqni edhe në

Shëndet

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Ndonëse mund të mos jenë të gjitha shkak për shqetësim, disa shenja të zakonta që trupi ynë na jep, duhet të jenë një paralajmërim për probleme që shpesh injorohen. Këto janë disa shenja në trup të cilat nuk duhet t’i neglizhoni.

1. Zbokth dhe rënie e flokëve

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Zbokthi dhe rënia e flokëve mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminave dhe lëndëve ushqyese të rëndësishme. Nivelet e ulëta të zinkut, vitaminave B2, B3, B6 dhe B7, si dhe hekuri, mund të jenë shkaku i këtij problemi të përditshëm.

2. Duart dhe gishtat me rrudha

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Zhvillimi i rrudhave në trupin tonë është një shenjë normale dhe e shëndetshme e plakjes. Por kur duart tona fillojnë të duken më të rrudhura dhe humbasin elasticitetin më shpejt se pjesët e tjera të trupit, mund të jetë një shenjë që trupi po ju dërgon. Rrudhat në gishtat tuaj pa asnjë ekspozim ndaj ujit mund të nënkuptojnë dehidrim, qarkullim jo të mirë të gjakut ose problem me tiroidet.

3. Njolla të bardha në gjuhë

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Një gjuhë e shëndetshme zakonisht ka një ngjyrë rozë. Nëse vëreni se shfaqen njolla të bardha në gjuhën tuaj, kjo mund të jetë një shenjë e cila është shumë e zakonshme tek njerëzit që kanë diabet. Njollat ​​mund të jenë gjithashtu një shenjë e kujdesit joadekuat oral.

4. Skuqje të lëkurës

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Zakonisht, skuqja dhe kruarja e lëkurës është shenjë ekzeme, por ndonjëherë skuqjet, së bashku me temperaturën, mund të shkaktohen edhe nga infeksionet ose prekja e bimëve të caktuara. Edhe nëse nuk duken shumë serioze, njollat ​​mund të infektohen, prandaj rekomandohet që ato të kontrollohen nga një profesionist.

5. Kaviljet e ënjtura

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Këmbët e fryra janë një shenjë e zakonshme e shtatzënisë, por nëse nuk jeni në pritje të një fëmije, ato mund të nënkuptojnë qarkullim jo të mirë të gjakut, probleme me zemrën ose gjëndra tiroide joaktive. Një shkak më pak serioz i kësaj simptome është ngrënia e tepërt e kripës.

6. Sytë e thatë

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Kjo mund të krijojë një ndjesi djegieje, inflamacion dhe dëmtim të syve. Tharja mund të shkaktohet nga plakja ose medikamente të caktuara, por mund të jetë gjithashtu një shenjë e sindromës Sjogren. Sëmundja e Sjogrenit shpesh shoqërohet me gojë të thatë dhe është një çrregullim i sistemit imunitar.

7. Fryrje

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Disa fryrje të vogla pas një vakti zakonisht nuk janë shkak për shqetësim, por mund të jenë gjithashtu një shenjë e ndjeshmërisë ndaj ushqimit. Ngrënia e ushqimeve ndaj të cilave jeni alergjik (edhe nëse nuk e dini) shkakton lëshimin e shumë gazrave në stomak. Ushqimet më të zakonshme që e shkaktojnë këtë janë gruri dhe gluteni.

8. Etja e vazhdueshme

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Të mbash trupin të hidratuar dhe të pish shumë ujë është gjithmonë e rëndësishme, por gjithmonë të ndihesh i etur është një simptomë tipike e prediabetit. Simptoma të tjera të zakonshme janë lodhja dhe urinimi i shpeshtë, që është pasojë e etjes së vazhdueshme.

9. Dridhje e rastësishme e muskujve

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Dridhja e muskujve mund të ketë shumë shkaqe, duke përfshirë aktivitetin fizik, stresin, dehidratimin dhe mungesën e gjumit të mjaftueshëm. Në raste më serioze, mund të nënkuptojë një çrregullim neurologjik ose sëmundje të veshkave.

10. Gërhitja

10 shenja që trupi juaj po ju jep alarme të rëndësishme

Ndonëse është e bezdisshme për partnerin tuaj, gërhitja është shpesh e padëmshme për trupin tuaj. Më rrallë, mund të jetë një shenjë e OSA (apnea obstruktive e gjumit). Të kesh OSA ka nevojë për kujdes mjekësor dhe mjeku mund t'ju sugjerojë një pajisje mjekësore që ju ndihmon të flini dhe të merrni frymë më mirë gjatë natës./Bright Side/L.F-dritare.net