
Sekuestrohen 700 kg kanabis në Skrapar, në pranga poseduesi
E Shtunë 6 Janar 2018, 14:02
Dritare.net

Aksioni u krye në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë në Berat. Në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme u zbulua 697 kg kanabis, e futur në thasë.
Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./a.f/Dritare.net

















