Na ndiqni edhe në

Editorial

Vrasjet e grave/ Rudina Xhunga: Po heshtëm, dhuna do na kthejë në statistikë

Vrasjet e grave/ Rudina Xhunga: Po heshtëm, dhuna do na kthejë në
"Po heshtëm, dhuna do të na kthejë në statistikë", shkruan gazetarja Rudina Xhunga në një postim në instagram, referuar vrasjeve të grave. Përmes një video, te Liqeni Artificial, ajo na tregon për 'Rrugën e Mijëvjeçarit', ku në pllaka janë shkruar emra të njerëzve të famshëm. Këtë rrugë e ideoi, një zonjë. Ditën që kjo rrugë u inagurua, ajo nuk shkoi. Ja çfarë shkruan Xhunga:

"Te liqeni, te vendi ku një grua ideoi Rrugën e Mijëvjeçarit. Rrugicën me emra për të kujtuar e inauguroi Presidenti asaj kohe, Bamir Topi. Ajo nuk shkoi dot atë ditë. E kishte vrarë burri. Tani ajo është harruar, është statistike. Unë e njihja, por nuk më kujtohet emri saj dhe nuk e gjej askund, kur kërkoj për rrugën e saj. Po heshtëm, dhuna nuk do falë askënd, nuk do ndalë askënd. Do na kthejë në statistike".

Në fund ajo bën thirrje për të gjithë, të bëhen bashkë për t'i dhënë dorë njëra-tjetrës, që mos të mbetemi vetëm te statistikat./L.F-dritare.net