Na ndiqni edhe në

Editorial

Rudina Magjistari i bashkohet nismës së Mirela Kumbaros

Rudina Magjistari i bashkohet nismës së Mirela Kumbaros
Për të dytin vit radhazi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka ndërmarrë fushatën kombëtare të leximit me moton 'Takohemi për një libër'. Figura të njohura nga bota e librit dhe kulturës kanë mirëpritur nismën. Kësaj nisme fillimisht iu bashkua ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana dhe më pas gazetarja, Rudina Xhunga. Ndërsa, së fundmi, “Takohemi për një libër” i është bashkuar edhe gazetarja, Rudina Magjistari. Ministrja Kumbaro ka shpërndarë në Instagram, Rudina Magjistarin duke lexuar një pjesë nga libri i saj i preferuar “Bota e djeshme”, nga Stefan Zweig.

“Takohemi për një libër”, është një fushatë leximi, që synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit./K.C/dritare.net

View this post on Instagram

Superzgjedhje për të lexuar? këtë fundjavë nga @rudinamagjistari që të #TakohemiPerNjeLiber? ?? Shumë faleminderit Rudinë që i bashkohesh Lëvizjes Kombëtare për Lexim, vetëm #bashkë te gjithë mund ta fitojmë betejën për kulturën dhe mund ta kthejmë Leximin në kënaqësi ? #EjaDheTi të #TakohemiPerNjeLiber?

A post shared by Mirela Kumbaro (@mirelakumbaro) on