
Rrëfimi i rrallë i një zonje: Ja çfarë përjetova kur isha në koma!
Dritare.net

"Në 2007 kam rënë papritur në gjendje kome. Nuk vuaja nga asnjë problem shëndetësor. Më ka ndodhur në gjumë. Përgjatë asaj kohe shihja vetë një dritë. Mbizotëronte ngjyra e verdhë. Ishte si një vorbull që ngjiteshe sipër, me një shpejtësi marramendëse. Kisha vështirësi vetëm në frymëmarrje. Familjarët më kanë treguar se në këto momente kam reaguar sikurse bëjnë njerëzit kur japin shpirt. Unë dëgjoja çdo familjar që fliste, por nuk doja të kthehesha".
Çfarë të ktheu në jetë?,- e pyetën gazetarët.
"Unë kam pasur vajzën në shkollë, në Sapienza, për kritikë arti. Ne jemi shumë të lidhura. Në ato momente, mua më është kujtuar goca, e cila do të vinte dhe nuk do të më gjente. Mendova për të sa keq do të ndjehet. Vetëm goca më ka bërë që të kthehesha. ".
Ndërsa kur u zgjua ajo ishte një piktore.
"Pasoja e kësaj gjendje të errët që mjaft pozitive. Unë u zgjova piktore. Nuk kam pikturuar kurrë. Madje kam provuar, sepse më ka pëlqyer, por nuk kam pasur dorë.
Mbase ka qenë një ëndërr e fshehur", rrëfeu zonja në studio./L.F-dritare./net

















