
Rrëfehet Bes Kallaku: Ja e vërteta e largimit tim nga Portokalli!
E Martë 21 Shkurt 2017, 14:02
Dritare.net

Ka qenë vetë Besi i cili ka hedhur më tepër dritë mbi këtë lajm. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kallaku thotë se vijon të jetë në Portokalli së bashku me trupën.
“Meqe ra llafi. Ju pershendes nga provat e Portokalli-se. Une edhe krejt trupa, do vazhdojme ti perkushtohemi buzeqeshjes se Shqiptarve. Shihemi kete sezon ne Portokalli. Perqafime. Ju rujt Zoti,” shkruan Kallaku.
Bashkë me postimin, aktori i humorit poston edhe një fotografi ku shfaqet gjatë provave me trupën e “Portokallisë”.

















