Rezearta Çaushaj: Si më qëlloi polici pas krahëve!
Dritare.net
Aktivistja qytetare sqaron pozicionin e saj në atë protestë. “Përfaqësoj veten time, përfaqësoj çdo qytetar që mbron interesat e veta. Ne jemi pjesë e Lëvizjes për Publiken, por gjithsesi çështja jonë është për Parkun”, thotë ajo.
Rezearta Çaushaj tregon se nuk e qëlluan gjatë protestës por pasi protesta kishte mbaruar dhe se gjendja e saj ka qenë kritike.
“Ka qenë ditë e shtunë, pas protestës së PD-së. Ne ishim grumbulluar po bisedonin, kemi qenë 25 veta te Ulliri. Në një moment afrohen dy policë bashkiakë që kërkuan të bisedonin me ne.
Ata tërhoqën çadrën, e grisën, e hodhën, njëra nga çadrat kaloi matanë gardhit. Shkova unë dhe Eljani për ta marrë, ata e ndaluan me këmbë.
Një polic thotë që të mos prek gardhin. I thashë që nuk po e prek gardhin, thjesht po marr mushamanë. Në atë moment më erdhi goditja e cila ishte nga pas dhe që nuk e pashë. Por do e zbulojnë hetimet sepse duhet të bëhet një hetim për të, pas denoncimit që kam bërë.
Mjekët thanë se kam një traumë, nuk ka dëmtime të organit, por u gjet gjak në analiza gjë që tregonte traumën. Në momentin që shkova në spital, erdhi policia që kërkonte të më merrte në komisariat.
E pengoi Avokati i Popullit dhe mjeku, i cili u tha se do të mbanin përgjegjësi nëse gjendja ime do të përkeqësohej duke më larguar nga spitali”, thotë Çaushaj./dritare.net