Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Receta e Cupcake për Vitin e Ri!

Receta e Cupcake për Vitin e Ri!
Tani për festa nuk ka gjë që të shijon më shumë sesa një kek i vogël, me shije vaniljeje, luleshtrydheje apo çokollatë. E ndërsa bakllavanë e kemi tonën, nuk  e heqim asnjë vit nga tryeza, sot dritare.net do t’ju sjellë një recetë speciale cupcake, që mund ta gatuani për Vitin e Ri.

Produktet:

-110 gram gjalpë i shkrirë

-110 gram sheqer pluhuri kaf

-2 vezë

- gjysmë luge vaniljeje

- 110 gram miell me fryrës.

Për kremin që do t’i hidhni duhen:

-150 gram gjalpë i shkrirë

-300 gram sheqer pluhur

-1 lugë ekstrakt vaniljeje

-3 lugë gjelle qumësht

-Ndërsa ngjyrues ushqimi sipas dëshirës, nëse doni i hidhni nëse s’doni jo.

Përgatitja:

Në një enë hidhni 110 gram gjalpë të shkrirë dhe 110 gram sheqer pluhur kaf, përziejini me mikser që të formohet një masë homogjene dhe më pas shtoni e vezët. Shtoni vaniljen, 110 gram miell me fryrës dhe një majë luge kripë. Përziejini bashkë. Pasi të jetë formuar përbërja, hidheni në taset e vogla për pjekje. Me këtë përbërje mund të mbushni 12 tasa të vegjël. Futini në  furrë me 160-180 gradë celsius dhe lërini të piqen deri sa të kenë marrë ngjyrë kafe. Nxirrini nga soba dhe lërini të ftohen.

Për të bërë kremin e kekut. Merrni një enë, shtoni gjalpin e butë, trazojeni pak dhe shtoni 300 gram sheqer pluhur të bardhë, 1 lugë vanilje dhe një majë luge kripë.

Trazojini bashkë deri sa të formohet masa homogjene, më pas shtoni dhe 3 lugët me qumësht dhe përziejini sërish. Nëse dëshironi hidhni edhe ngjyrues dhe trazojini sërish bashkë. Në një qeskë kuzhine shtoni kremin dhe hidhini mbi kekun në formën që dëshironi.

Dhe ja bëtë një cupcake. Ju bëftë mirë!/K.C/dritare.net