Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Në një mesazh publik, Rama e ka falënderuar për punën dhe kontributin e saj në qeveri, duke vlerësuar profesionalizmin dhe angazhimin e saj gjatë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“FALEMINDERIT

Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e Shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar

Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan Kryeministri Edi Rama./K.C/dritare.net