Rama publikon foton me Rutte: Shihemi në Shqipëri për samitin e ardhshëm të NATO-s
Wednesday 8 July 2026, 18:06
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke e cilësuar si një moment krenarie për Shqipërinë pas vendimit që samiti i ardhshëm i Aleancës të zhvillohet në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri është rezultat i viteve të tëra pune dhe durimi, duke e cilësuar atë si një arritje historike për vendin.
" AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM ??", shkruan Rama në postimin e tij./K.C/dritare.net