Na ndiqni edhe në

Editorial

Rakipllari: Ramën e mbështesin ndërkombëtarët

Rakipllari: Ramën e mbështesin ndërkombëtarët
Kryeredaktori i "Panoramës", Robert Rakipllari tha në Dritare me Rudinën se, kryeministri Rama ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ndërkohë, Çlirim Gjata tha se, Rama nuk është pritur nga presidentët apo kryeministrat në Perëndim. Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama tha se opozita ka ndërgjegjësuar jo vetëm qytetarët, por edhe ndërkombëtarë.

Rakipllari: Ky sistem ka nevojë për rregullim dhe standarde jo parti të reja politike. Kemi përballë dy logjika, logjika e opozitës që thotë se s’mund të shkohet në zgjedhje me këto kushte, kemi dhe një palë tjetër që është faktor që po thotë do ketë zgjedhje.

Shehi: Ne kemi vënë një kusht. Ditën që largohet ky hapen rrugët për marrëveshje.

Rakipllari: Ky kryeministër ka mbështetje ndërkombëtare.

Shtino: Nuk ka mbështetje. Pse Holanda vendosi për rikthimin e vizave.

Gjata: Cili president, kryeministër, përjashto ndonjë Turqi apo Vuçiç e ka pritur Edi Ramën dhe sa kohë ka?

Luan Rama: Fakti që faktori ndërkombëtar ka kundërshtuar djegien e mandateve nuk do të thotë apriori se është kundër nesh e pro qeverisë. Kur u mbush Shqipëria me drogë nuk e vuri re faktori ndërkombëtar, ishte roli i opozitës. Edhe kur u futën kriminelë në parlament. Ne jemi për të ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar.

Asnjë socialist nuk e gjen veten të përfaqësua tek ai enturazh që ka ai. Kjo qeverisje kriminale nuk është në interes të qytetarëve. Ndërkombëtarët nuk e prisnin që më 16 shkurt që të ishin 100 mijë shqiptarë në shesh./K.C/dritare.net