Rakipllari: Nëse bëhen zgjedhje, opozita del shumicë
Tuesday 23 April 2019, 21:09
Dritare.net
“Nëse sot bëhen zgjedhje të ndershme dhe të lira, opozita del shumicë. Këtë ua garantoj. Pse e them këtë? Sepse opozita po ua thotë që problemi është se qeveria ka lidhje me bandat, bashkëpunon me krimin. Atëherë derisa ndodhin të tilla gjëra, përse duhet të hyjnë në zgjedhje. Është absurde të flasësh për zgjedhje, kur kemi këtë realitet. Çfarë logjike është kjo? I bie që edhe opozita të thotë të hyjmë edhe ne me banda në parlament. Por kjo nuk është demokratike, nuk është normale dhe që nuk duhet bërë. Atëherë e vetmja mënyrë është protesta e ndershme, për të çuar shqiptarët kundër kësaj qeverie.",-tha Rakipllari./K.C/dritare.net