Protesta e 39-të kundër qeverisë në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Dritare.net

Në Tiranë po zhvillohet protesta e 39-të e qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike në vend.
Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, të pajisur me pankarta dhe simbole kombëtare, duke përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe përgjegjësi për drejtuesit kryesorë të vendit.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Rama dhe kreut të Sali Berisha, me sloganet: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë protestën e tyre.
Kjo është protesta e 39-të e organizuar nga qytetarët kundër qeverisë, me kërkesa për ndryshime politike dhe krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas organizatorëve, do të garantojë zgjedhje të lira./dritare.net