Protesta/ Balla: Basha urdhëroi huliganët të sulmonin policinë

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News 24, kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se, Lulzim Basha urdhëroi huliganët të sulmonin policinë dhe vetë qeshte.

Balla: E mban mend se çfarë tha Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 2015?
Rakipllari: Siç thatë dhe ju pas zgjedhjeve të 2009. Është normale. Është një histori kontestimesh.
Balla: Je duke bërë një supergabim dhe më vjen keq për ty që ke rënë në këtë degradim.
Rakipllari: Cilin degradim?
Balla: Në 2009 kam thënë pas gjithë atyre protestave të hapen kutitë të bëhet transparencë por jo për të ndikuar në rezultat. Kam kërkuar atëherë të bëhet transparencë për procesin zgjedhor por jo për të ndikuar në rezultat. Sot më thuaj si s’pati PD një kërkesë për një rinumërim të një kutie të vetme.

Rakipllari: A është kontestim? I keni kontestuar zgjedhjet.
Tela: Edhe në 2009 të njëjtën gjë bëtë. U bënë zgjedhejt normalisht. U zu Erion Braçe me Veliaj se kush ia vodhi votat njeri-tjetrit dhe mbaroi procesi. Filloi procesi brenda PS-së të kundërshtonin Ramën dhe pastaj doli teza hapni kutitë.

Balla: Qytetarët e dinë që votat e Ruzhdies së famshme për të cilën sot ka persona që janë dënuar më 6-8 muaj burg se është një kolegu juaj që thotë se ende nuk ka, ka të dënuar për vjedhje votash. Ti Rakipllari duhet të bësh diferencën mes të qenit gazetar dhe të qenit politikan.
Rakipllari: Unë e bëj diferencën. E kam të vërtetuar nga publiku.
Balla: Reforma në drejtësi themelin e vet e ka që politikanë mos të bëjnë më pretenca as mos të japin urdhra mbi sistemin e drejtësisë. Doli dje Lulzim Basha dhe shpalli pretencën për arrestimin sipas tij të kryetarit të bashkisë Durrës…Më falni, e para njëherë është
Tela: Ju bëni përditë pretenca për Lulzim Bashën, për Sali Berishën e 100 probleme të tjera.

Balla: Sot ndërkohë që iu jepte urdhra huliganëve të sulmojnë policinë vetë qeshte pafund me Monika Kryemadhin.
Tela: Nuk e pamë të jepte urdhra për sulm. Ishim live gjatë gjithë kohës nuk pamë të jepte urdhra. Nëse ti e disponon.
Balla: Po që qeshte e patë?
Xhunga: Po që qeshte po, ai duhet t’u japë besim atyre që e ndjekin.

Murati: Në pamje të parë duket se historia përsëritet. Kemi një opozitë jashtë parlamentit dhe kjo ka ndodhur edhe në kohën që PS ka qenë në opozitë. Zoti Prifti i ndjerë publikoi një video që pasoi me një dorëheqje dhe një proces gjyqësor i fituar nga zoti Meta qoftë dhe formal.
Ne kemi parë përgjime të prokurorisë jo të një individi ky kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për bashkëpunim me persona që kanë qenë në burg dhe dyshohet për blerje votash dhe nuk ka asnjë proces.
Balla: Basha i tradhtoi qytetarët. Historia ka treguar se nuk kanë ndodhur. PD ka vendosur të vetasgjësohet. Ne kemi vendosur të qëndrojmë të palëkundur mbi bazën e atyre parimeve që na votuan shqiptarët.
Janë 753 mijë shqiptarë që kanë votuar për PS. Ky sistem organizimi që kemi rënë dakord në Kushtetutën tona ka thënë që shumica votohet për të qeverisur, pakica për të bërë opozitën. Ne jemi votuar për të krijuar më shumë vende pune. Këto vende pune asgjësohen me protestën që bën Basha dhe Kryemadhi.
Jemi votuar për mirëqenie dhe për të bërë shtet. Shqiptarët kanë momentin e parë për të votuar.

LEXO DHE :  11 fakte pse Berisha nuk e lejon Metën të dekretojë një datë tjetër zgjedhjesh

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.