Propozimi i Myftiut Gurra: Të bëhemi bashkë të krishterë e myslimanë për të vënë një gur në Notre Dame!

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra përmes një mesazhi për “Dritare” ka reaguar në lidhje me zjarrin që shkrumboi pothuajse gjithë katedralen “Notre Dame”. Ylli Gurra ka sugjeruar të bëhen bashkë të krishterë e myslimanë për të vënë një gur në Notre Dame

“Përgëzime për tematiken e sotme! Më vjen shumë mirë që edhe myslimanët e 🇫🇷 i janë bashkuar ndjeshmërisë fetare dhe kombëtare të popullit francez në rimëkëmbjen e ëndrrës shekullore të tyre. Reagimi kaq shpejt i gjithë francezeve dhe i botës perëndimore është sihariq që zemrat me ZOT dhe inspirim kulturor për njerëzimin nuk kanë vdekur. Besoj që nuk është e tepërt të sugjeroj që, bashkë me Dom Henry💒 dhe bashkëvëllezërit e tjerë klerikë të lartë të Shqipërisë brenda një kohe të shkurtër ndoshta deri në Pashkët ndoshta të vendosim një gur te 🇦🇱 Notre-Dame, sikurse vendosem lule për lirinë e vrarë të fjalës më datë 11 janar 2015.”,-shkruan Myftiu i Tiranës./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Shi apo diell, ja si do të jetë moti ditët e fundit të majit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.