
Prodhimi i ri i Apple, telefoni i ngjashëm me Iphone 5s ...
Dritare.net

Dizajni
Ky telefon inteligjent vjen në disa ngjyra ,në të argjendtë, në gri, rozë dhe, argjend me rozë.Iphone 5s dhe Iphone SE janë të vështirë për tu dalluar me një shikim, por ka tre dallues kryesor që i bëjnë ata të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe e bën SE të dallueshëm nga ҫdo Iphone tjetër.
SE ndryshe nga s5 ka ngjyrë të bardhë në skajet e tij, një e bardhë matt e cila pengon gërvishtjet. Një tjetër ndryshim është se SE ka një kuadrat të veҫantë inoks ku vendoset logoja e Apple, një tipar ky i miratuar nga Iphone 6, gjithashtu ka të etiketuar një “SE” në anën e pasme të pajisjes.
Ekrani
Që nga Iphone 4 të gjitha pajisjet e apple kanë përfshirë një ekran Retinë dhe Iphone SE nuk bën përjashtim. SE përmban një dritë LED, ekran Retinë me rezolucion prej 1136 x 640 në 326 piksel për inҫ.E ndërsa Iphone SE miraton shumë karakteristika nga Iphone 6s por opsioni me prekje 3D nuk është një nga ato karakteristika. SE nuk përfshin disa përparime të fundit në teknologjinë e ekranit si domain piksel i dyfishtë, një tipar i Iphone 6, dhe më vonë, përmirësimi i ekranit kur shikohet vetëm nga një kënd.
Kamera
Për një Iphone 4 inҫ i cili fillon nga 399$, SE ka një kamer të mahnitshme. Me më shumë megapiksel, është në gjendje për të kapur më shumë detajet në foto, dhe një procesor projektuar për sinjalet e imazheve , të cilat ofrojnë reduktimin më të mirë të zhurmës, ndërsa përmirësime automatikisht në fokus të bërë, duke u fokusuar për të marrë një shkrepje të përsosur shumë më të shpejtë . Kombinuar të gjitha këto karakteristika në mënyrë që kamera të rezultojë në imazhe të qarta , të hollësishme dhe më të pasura me ngjyrat e vërteta të jetës.

















