Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flet për herë të parë Ylli Manjani: Pse ika nga qeveria Rama 1!

Flet për herë të parë Ylli Manjani: Pse ika nga qeveria Rama

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, rrëfeu për herë të parë me detaje marrëdhënien me Edi Ramën, debatet në mbledhjet e qeverisë dhe arsyet që çuan në largimin e tij nga posti qeveritar në vitin 2015.

“Kam bërë debat për çdo projektligj dhe projektvendim, si me Ramën, ashtu edhe me të tjerët. Rama nuk ishte entuziast që unë të isha pjesë e kabinetit, për shkak të një përplasjeje që kishim pasur më herët,” – u shpreh Manjani, duke theksuar se përkundër mospëlqimit të Ramës, ai u bë ministër i Drejtësisë si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Manjani kujtoi me respekt se opozita e PS-së para vitit 2013 kishte një standard të lartë etike dhe përgatitjeje. “Çdo fjalë e Partisë Socialiste në opozitë ishte e peshuar mirë. Nuk mund të flisje me ndjesi personale. Kishte staf përgatitës dhe një fjalor të kujdesshëm juridik, Ky ishte meraku i Ramës.” tha Manjani, duke shtuar se pikërisht nga Rama kishte mësuar mënyrën e të folurit publik, ndërsa nga Fatos Nano thelbin e të bërit politikë.

Në pyetjen e Qafokut për ndarjen me Edi Ramën, Manjani sqaroi: “Nuk kemi pasur asnjëherë përplasje personale apo profesionale. Thjesht rrugët ndahen. Në PS pas vitit 2009 pati një debat. Unë nuk isha pjesë e ndonjë grupimi, por bëra një deklaratë që u keqinterpre­tua. Thashë: “Nëse është për të kritikuar, le të kritikojmë Ramën për të shpëtuar PS-në. Por Rama është kali i vetëm që mund ta tërheqë këtë karrocë.” Kjo deklaratë u fry dhe keqkuptua.”

Ish-ministri rrëfeu se përplasjet e tij me Ramën ishin të shpeshta dhe përfundimisht të papajtueshme me bashkëdrejtimin e qeverisë. “Ishte një papajtueshmëri midis dy shefave të koalicionit, Ramës dhe Metës. Në fund shefi im, Meta, u dorëzua dhe më hoqën. Kur më tha Meta: ‘Kush të tha të flasësh?’, aty e kuptova se punët ishin ngatërruar.,” – përfundoi Manjani./K.C/dritare.net