Prezantohet kënga zyrtare e kampionatit botëror “Rusi 2018”. Mësohet se këngëtari Jason Derulo dhe kënga e tij e publikuar sot “Colors”do të jenë kolona zanore e këtij kompeticioni. Kjo është kënga, e cila do të jetë refreni i të gjithë tifozëve në këtë botëror. “Colors” që në shqip do të thotë ngjyrat, është zgjedhur qëllimisht nga artisti për të treguar se në këtë kampionat përfshihen të gjithë flamujt e botës. Kënga është publikuar sot në kanalin zyrtar të Derulos në Youtube. V.D/Dritare.net.
https://youtu.be/JWKJ285bYW4