
Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha kërkon t'i falë mandatin e katërt Ramës!
Dritare.net

Lulzim Basha është shprehur kundër Reformës Zgjedhore, të dakortësuar mes opozitës dhe mazhorancës në prag të zgjedhjeve 2025.
Basha nga Kuvendi tha se kjo reformë është një tjetër pazar në kurriz të qytetarëve, pasi shumica e deputetëve do të zgjidhen nga kryetari dhe jo me lista hapura.
"Në fund të verës dhe në fund të dimrit bëhen pazaret në kurrizin tuaj. I tillë ishte dhe pazari i mbrëmshëm me votat e përbashkëta të dy palëve që janë një parti. Së pari dua ta them qartë se sot se me vendim të Gjykatës Kushtetuese lista janë 100% të hapura, pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme është mbyllja e këtyre listave. Jo thjesht rimbyllja sipas paktit të 2008, por kyçja e këtyre listave. Me sistemin e kaluar të 2021, ndonëse opozita insistoi për lista 100% të hapura, u votua për lista gjysmë të hapura, dikush që thyente herësin mund të zgjidheshin. E kanë ndarë listën dy klasa, biznes class për veten e tyre dhe karrocë për të tjerët.
Në biznes class futen kandidatë që i vendos kryetari i partisë, nuk votohen. Nëse një kandidat të lista e hapur votohet dhe merr 20 mijë vota, 100 mijë vota, por lista e partisë së tij nuk arrin dot përtej listës së mbyllur, mbetet jashtë dhe në kuvend futen kamikazët e kryetarit. Është listë dopio e kyçur.
Frika e Ramës dhe Berishës i bën ndërton të ndërtojnë njerëz skalione njerëzish të bindur. Këto pazare të yshtura nga frika kanë thelb, shitjen pa filluar të ndeshjes, të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Me formulën e dakordësuar dje dhe do votohet sot, pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes së pandëshkueshmërisë, të SPAK. Akti i fundit i këtij pazari do luhet në sesionin e fundit të kësaj legjislature me kate kundër SPAK, si garancia që lidh Berishën dhe Ramën. Ky nuk është akti i fundit për shqiptarët, nuk është momenti i triumfit të së keqes. Është momenti i keq por triumfi do ti takojë shqiptarëve", tha Basha./ M.K-dritare.net

















