
Mirela Jorgo: Shqiptarët nuk janë më delja e zezë e Evropës
Dritare.net
Në një intervistë të gjatë dhe të hapur për emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTv, avokatja Mirela Jorgo u shpreh se imazhi negativ që i është vënë shqiptarëve për vite me radhë si “delja e zezë” e Evropës është duke ndryshuar.
“Shqiptarët nuk janë më ‘delja e zezë’. Ky stereotip ka qenë i padrejtë dhe ka krijuar barriera të mëdha për ne. Ne po ndryshojmë dhe po tregojmë se mund të integrohemi dhe të kontribuojmë si qytetarë të denjë në Europë dhe në botë,” – tha ajo.
Megjithatë, Jorgo theksoi se sfidat sociale dhe ekonomike në vendin tonë mbeten të mëdha. Sipas saj, emigrimi masiv dhe mungesa e perspektivës janë probleme që duhet trajtuar urgjentisht.
“Nuk duhet të harrojmë se sfidat janë të mëdha dhe se duhet punë e madhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të fortë,” – shtoi ajo./K.C/dritare.net

















