Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama për SPAK: Kemi krijuar një mitraloz që godet kudo!

Rama për SPAK: Kemi krijuar një mitraloz që godet kudo!

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar SPAK-un si një mitraloz që godet kudo, mazhorancë e opozitë. Rama ka deklaruar se Reforma e Drejtësisë e mbështetur nga PS në vitin 2013-të, po jep fryte.

“Përgjegjësia morale e imja është vetëm një, të bëj gjithçka kam në dorë që ky vend të bëhet me drejtësi. Pushteti politik të tërhiqet nga çdo drejtim me drejtësinë. Ka një fakt, që është shumë kokëfortë që nga viti 1912 kur është ngritur flamuri. Deri kur reforma në drejtësi, që e udhëhoqëm ne Partia Socialiste, jo edhe LSI.

Erdhi pastaj mbrapa për arsye që i kemi diskutuar. E udhëhoqëm ne, e futëm ne në program në vitin 2013. Që kur ka filluar të zbatohet, persona të lidhur me pushtetin politik janë të marrë nën hetim, ka të akuzuar, prapa hekurave. Nuk ka ndodhur kjo ndonjëherë! Kemi krijuar një mitraloz të pavarur që godet majtas, djathtas, afër meje, larg meje”, tha Rama në Opinion./M.K-dritare.net