
Rama i përgjigjet Kryemadhit: Është në hall të madh!
Dritare.net

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka shumë komunikime me kryeministrin Edi Rama dhe ministra të PS-së, që sipas saj, SPAK i ka hequr në dosjen kundër saj.
I pyetue se çfarë ka biseduar me ish-krytetaren e LSI-së, Rama u shpreh se nuk debaton me njerëz që janë në hall.
Edi Rama: Më vjen shumë keq zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në hall të madh nuk debatoj.
Blendi Fevziu: A jeni ju në hall nga këto mesazhe përveç halleve të zonjës?
Edi Rama: E di si është kjo pyetje të të them unë ti je në hall mo Fevzi se më dukesh içik i hutuar? Ti je në hall tani për shembull që po mi bën mua apo nuk po mi bën mua pyetjet e duhura? Çfarë pyetje është kjo?
Blendi Fevziu: Pyetje normale.
Edi Rama: Nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur kur kam qenë më i ri dhe e kam pasur gjuhën më të lirshme në atë kohë. Nuk ka bir nëne apo bir tjetër që mua të më dalë përpara dhe të më thotë që një qindarkë e imja, e x, gjendet në xhepin tënd./klan

















