Na ndiqni edhe në

Politikë

Nikolla në krah të Ramës, dy ditë pasi dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit

Nikolla në krah të Ramës, dy ditë pasi dha dorëheqjen

Lindita Nikolla shfaqet pranë kryeministrit Edi Rama sot në Kongresin e Partisë Socialiste. Kjo është shfaqja e saj e parë që pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit në seancën e së premtes. Nikolla tha se vendimi është për arsye shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e detyrës.

Mbetet për t’u parë nëse gjatë fjalës në kongres Edi Rama do ta thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës. Megjithatë në media janë lakuar dy emra si pasues të Nikollës, Bledi Çuçi dhe Elisa Spiropali./K.C/dritare.net