
Ministrja Manastirliu: Për vitin 2023 prioritet rritja e pagave!
Dritare.net
Në një konferencë për media Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh për arritjet u shpreh për arritjet e vitit 2022 dhe projektet e zhvillimit për vitin 2023.
“Programi kombëtar i vaksinimit anticovid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Mbi 1.3 milion qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës antiCovid; mbi 1.2 milion kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”, tha Manastirliu.
Ndër tqë tjera, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se për herë të parë u përfshi vaksina kundër HPV.
Ministrja Manastirliu foli dhe për fuqizimin e kapaciteteve të ISHP dhe strukturave të terrenit, për sistemin e survejancës aktive për kontrollin e Covid 19, të sëmundjeve infektive dhe gripit stinor si dhe rritjes me 40% të kapaciteteve në aparatura për analizat laboratorike.
Sipas ministres për vitin 2023 prioritet i prioriteteve është rritja e pagave.
‘Prioritet i prioriteteve do të jetë rritja e pagave. Pakoja e madhe ka mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierët tanë. Do zgjerojmë shërbimet shëndetësore afër vendbanimeve. Do vijojmë që të investojmë në flotën e re të shërbimit të urgjencës Kombëtare duke rritur numrin e automjeteve të reja. Do mbështesim rritjen e kapaciteteve tona mjekësore për ato që ne kemi vendosur në fokus të punës sonë.’ - u shpreh Manastirliu./A.Q-dritare.net

















