Na ndiqni edhe në

Politikë

Kush i shkatërroi 500 uzina në Shqipëri! Flet avokat Spartak Ngjela!

Kush i shkatërroi 500 uzina në Shqipëri! Flet avokat Spartak

Avokat Spartak Ngjela i kërkon SPAK-ut të nisë procesin penal për shkatërrimin e 500 fabrikave dhe uzinave në Shqipëri gjatë periudhës kohore nga '94-ra deri në '96-ën.

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Ngjela tha se nuk është qeveria ajo që vlerëson sa vlenin ato uzina, ndaj pas rrëzimit të diktaturës me ardhjen e demokracisë, qeveria duhet t’i privatizonte dhe jo t'i prishte këto uzina. Ngjela flet me emra kur thotë se presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi, janë përgjegjës.

Në Shqipëri nga viti 1994 deri në vitin 1996 u shkatërruan nga shteti 500 fabrika dhe uzina. Për arsyen se pse u shitën dhe nuk u privatizuan, kërkoj një hetim.

Sali Berisha në cilësinë e ish-presidentit dhe Aleksandër Meksi në cilësinë e ish-kryeministrit duhet të japin një përgjigje sot para shqiptarëve dhe drejtësisë. Pse u prishën 500 uzina dhe fabrika në Shqipëri me disa shkresa injorantësh. Nuk e di qeveria sa vlejnë fabrikat dhe uzinat.

Kjo që ka ndodhur është e tmerrshme. Përgjegjësia është ose e presidentit, ose e kryeministrit, ose e atyre që kanë deklaruar se këto nuk vlejnë. Por në asnjë rast nuk prishen fabrikat dhe uzinat, ato privatizohen.

Nuk ka njohur historia e Shqipërisë qeveri më banditë se Meksi dhe Berisha. Meksi nëse nuk ka gisht, duhet t’i tregojë shqiptarëve çfarë ka ndodhur. Meksi ishte si një kukull që drejtohej nga Sali Berisha, si të ishte Enver Hoxha. Ndaj nëse nuk ka përgjegjësi, të dalë të flasë, të tregojë pse u shitën 500 fabrika dhe uzina!”, u shpreh Ngjela në Dritare TV./dritare.net