Na ndiqni edhe në

Politikë

Provat i ka SHBA, kush i shkatërroi uzinat në Shqipëri! Flet Spartak Ngjela!

Provat i ka SHBA, kush i shkatërroi uzinat në Shqipëri! Flet

Avokat Spartak Ngjela thotë se në Shqipëri nga viti 1994 deri në vitin 1996 në Shqipëri janë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina ndaj i kërkon SPAK të nisë procesin penal për shkatërrimin e tyre. Avokat Spartak Ngjela i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV thotë se nëse këto qindra uzina dhe fabrika do të ishin funksionale, rrogat e punonjësve sot të varionin nga 5 mijë deri në 7 mijë euro, ndërsa rrogat e profesioneve të larta të rëndësishme do të ishin 10 mijë euro.



"Nga viti 1992 deri në vitin 1996 në Shqipëri janë shkatërruar 500 uzina dhe fabrika. Sot e kemi të qartë tashmë se kush i shkatërroi. Është thënë me zë dhe figurë nga një deputet i cili foli në parlamentin serb, duke thënë se me 40 milionë dollarë kanë shkatërruar në Shqipëri, 500 fabrika dhe uzina. Beogradi ia doli ta bëjë përmes veglave që zotëronte, siç ishte PD. Beogradi kërkonte shkatërrimin, politika i shiti të gjitha dhe paratë i futën në xhep.

Ndaj presidenti Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi duhet të japin një përgjigje sot para shqiptarëve dhe drejtësisë. Pse u prishën 500 uzina dhe fabrika në Shqipëri me disa shkresa injorantësh. Nuk e di qeveria sa vlejnë fabrikat dhe uzinat. I dinë ekspertët. Madje, unë kam qenë te Kombinati i Beratit, i cili ishte tërësisht i ri, i pa vënë në punë. Fabrikat dhe uzinat duhet të kalonin në proces privatizimi.

Unë isha në Çeki dhe atje mësova si kishin vepruar ata. Çekia bllokoi të gjithë industrinë shtetërore dhe pastaj e kishin shitur hap pas hapi. Kështu të gjithë industrinë shtetërore e shiti dhe e mori privati, normalisht brenda të gjithë normave ligjore të blerjes së pronës shtetërore. Rruga që kanë përdorur duhet të ishte ndjekur edhe në Shqipëri por këtu e shkatërruan dhe e lanë Shqipërinë pa industri.

Kjo që ka ndodhur është e tmerrshme. Përgjegjësia është ose e presidentit, ose e kryeministrit, ose e atyre që kanë deklaruar se këto nuk vlejnë. Por në asnjë rast nuk prishen fabrikat dhe uzinat, ato privatizohen. Ndaj unë mendoj se SPAK duhet të hapë çështjen për prishjen e 500 uzinave dhe fabrikave në Shqipëri. Provat patjetër që ekzistojnë. Nuk është fshirë i gjithë korpusi i shkresave administrative të shqip. Ka shkresa administrative që ata i kanë çuar për skrap.

Ata nuk i nxorën në shitje por i shitën për skrap. Cila ka qenë arsyeja pse u shitën dhe nuk u privatizuan, për këtë kërkoj një hetim. Banditët që i kanë bërë këtë të keqe të madhe Shqipërisë, janë nëpër këmbë në administratën e lartë shtetërore. Janë bërë milionerë. T’u marrin paratë që të dëmshpërblejnë dëmin e shoqërisë shqiptare, se me këto afera i kanë bërë milionat e tyre dhe me skandale të tjera të pronës shtetërore që ata e bënë si deshën vetë.”, u shpreh Ngjela në Dritare TV./dritare.net