Na ndiqni edhe në

Politikë

Enver Sheshi do fliste, akuzat e Berishës: Vdekja e tij e dyshimtë, viktimë e mafies!

Enver Sheshi do fliste, akuzat e Berishës: Vdekja e tij e dyshimtë,

Sali Berisha ka hedhur dyshime ditën e sotme rreth vdekjes së Enver Sheshit, i cili ishte një ndër të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit.

“Zhvillimet e ditëve të fundit faktojnë përfundimisht se ky është shteti i mafies, qeveria është mafia e shtetit.

Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Menjëherë pas komunikatës zyrtare, e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarët vërshuan, të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësave.

Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi, i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve, kishte vendosur të fliste. Dhe pas kësaj, xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme, e cila ka për kokë direkt, Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve, ta çojë në botën tjetër, dëshmitarin e rrezikshëm”, ka thënë Berisha./J.H/dritare.net