Berisha nga Fieri: Rama i futi thikë pas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Bashës
E Martë 21 Shtator 2021, 18:06
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Fieri se Rama ka marrë peng kreun e opozitës dhe çdo minutë, orë e ditë u vret të ardhmen shqiptarëve. Për Berishën, nuk është vetëm një regjim të cilin e konsideron kakistokraci, por Rama i ka futur tashmë thikë mbas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha.
“Në 30 vite këto janë ditët më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo vetëm për faktin miqtë e mi se ne sot kemi një regjim i cili në Greqinë e Lashtë quhej kakistokracisë, më i keqi, por për faktin se sot, sot, duke marrë peng kreun e opozitës, Edi Rama i futi një thikë mbas shpine PD me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha.”- tha Berisha./Dritare.net