Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha, pas vulës, i dorëzon dhe makinën Berishës!

Basha, pas vulës, i dorëzon dhe makinën Berishës!

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dorëzuar sot pranë selisë, automjetin që ishte në emër të partisë.

Mësohet se mjeti tip Range Rover me të cilin lëvizte Berisha, tashmë është dorëzuar në oborrin e selisë së PD-së. Kjo vetëm disa javë pasi Basha humbi zyrtarisht logon dhe vulën e PD-së.

Automjeti që përdorej nga Basha ishte në emër të partisë opozitare dhe pasi humbi betejën ligjore përballë Sali Berishës, demokrati është detyruar t’ia kthejë Rang Roverin, ish-kryeministrit.

Ndërkohë, nuk është vetëm automjeti që u dorëzua nga ish-kryetari i PD-së. Bashës i është kërkuar nga Rithemelimi që të dorëzojë të gjitha mjetet që kishte përfituar nga PD, përfshirë edhe menaxhimin e rrjeteve sociale./M.K-dritare.net