Na ndiqni edhe në

Politikë

21 kamera për mbikëqyrur policinë në Shkodër, Berisha: Bandat kontrollojnë qeverinë e narkoshtetit!

21 kamera për mbikëqyrur policinë në Shkodër, Berisha:

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se policia në Shkodër çmontoi 21 kamera sigurie, të cilat ishin vendosur në shtyllat elektrike nga grupet kriminale të këtij qyteti, për të mbikëqyrur lëvizjet e policisë.

"Krimi kontroll të rreptë të territorit. Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë! Ky është narkoshtet!"- shkruan Berisha./ dritare.net