Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Plagosje në burgun e Vaqarrit, i dënuari qëllohet me armë zjarri nga jashtë

Plagosje në burgun e Vaqarrit, i dënuari qëllohet me armë
Një i dënuar është qëlluar me armë zjarri, dyshohet në këmbë nga plumbat që kanë ardhur nga jashtë burgut. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe sipas të dhënave paraprake, thuhet se është plagosur një i burgosur i quajtur Lili Dulaj, 40 vjeç, i cili në ato momente ishte në dhomën e ajrimit.

Plumbat janë qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet nga një armë snajper, por ky detaj ende nuk është konfirmuar. Burime policore bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku po merr mjekimin. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa hetimet kanë nisur për të zbardhur ngjarjen dhe kapur autorin e sulmit.

NJOFTIMI I POLICISE: Njoftohemi nga Burgu i Vaqarrit se në ambjetet e ajrimit shtetasi Lili Dulaj, 40 vjeç, i cili është i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr, dyshohet të jetë i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person i paidentifikuar në kohën kur ka qënë në ambjentet e ajrimit. Forca të shumta policise kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërko që po krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri. Shtetasi Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.