Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fatos Klosi: Akuzat ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, të fabrikuara!

Fatos Klosi: Akuzat ndaj krerëve të UÇK-së në

Fatos Klosi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV deklaroi se shumë nga akuzat ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës janë të fabrikuara. Ai theksoi se proceset kanë qenë të komplikuara dhe se gjykata mund të shpallë të pandehurit fajtorë, por nuk është e qartë se sa do të arrijë në praktikë.

“Hetimi u zhvillua me kohë të gjatë dhe kufijtë u tejkaluan në mënyrë të dukshme, gjithmonë me qëllim të nxjerrjes së sa më shumë dëshmitarëve. Natyrisht, shumë gjëra kanë ndodhur, por është e qartë që akuzat ishin shpesh të fabrikuara,” – tha Klosi.

Ai shpjegoi gjithashtu se prokurorët u vunë përballë sfidave të mëdha, pasi komandantët politikë nuk vepronin drejtpërdrejt në terren:

“Këta po i akuzojnë për faktin që kishin një ushtri operative. Fakti që po i mbajnë në paraburgim për kaq shumë kohë sikur po ngulin këmbë që t’i shpallin fajtorë, pavarësisht se është shumë e vështirë. Dëshmia e Rubinit qe më shumë një deklaratë e përgjithshme, lidhur me UÇK-në, jo me këta persona. Është e vështirë për të dyja palët në një gjyq të tillë. Ata nuk kanë prova direke për komandantët. Por ata thonë se përse krerët nuk ishin në gjendje ta kontrollonin ushtrinë. Edhe mbrojtja është shumë e vështirë. Duhej të demonstronin që ekzistonin urdhra. Por këta nuk janë njerëz të zakonshëm; janë shefa të një lëvizjeje dhe nuk kanë pasur mundësi të përplaseshin drejtpërdrejt me kundërshtarët, qofshin shqiptarë të Kosovës apo serbë.”, tha Klosi në DritareTV./K.C/dritare.net