
Përkujtohet në Berat, 75-vjetori i çlirimit të Aushvicit
Dritare.net

Nazistët gjermanë, kishin bërë një ndër masakrat që tronditën botën, në një përpjekje ideologjike për ruajtjen e racës ariane, nën urdhrat e Adolf Hitler, nazistët do të masakronin miliona hebrenj, dhe do i digjnin ndër të tjera në furra, e do t'i mbysnin në dhoma gazi.
Shqipëria, ka një histori të veçantë me hebrenjtë, pasi ne u bëmë streha e tyre, dhe refuzuam t'i dorëzojmë ata, edhe duke rrezikuar jetën tonë.
Berati, është një qytet ku 601 hebrenj gjetën shtëpinë e tyre, gjetën atë që nuk e kishin gjetur pothuajse në asnjë vend tjetër, sigurinë.
Në Berat, është hapur edhe një muze, Muzeu i Solomonit.
Muzeu i Solomanit, ose muzeu i hebrenjve, fokusohet kryesisht te shpëtimi dhe strehimi në Berat i 601 hebrenjve, që vinin nga Çekia, Austria, Gjermania dhe shumë e shumë vende të tjera.
Sot në këtë muze, është mbajtur një përkujtimore në 75-vjetorin e çlirimit të Aushvic, ku kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme.
[video width="640" height="352" mp4="https://dritare.net/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-26-at-13.12.45.mp4"][/video]
Në këtë event kanë folur edhe Ambasadorja e Francës Christina Vasak, historiani i njohur Pëllumb Xhufi, Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe Gazmen Toska, biznesmeni dhe humanisti që kujdeset për këtë muze unik në Shqipëri, i cili së afërmi do të pasohet nga muzeu i hebrenjve të Vlorës./ I.M-Dritare.net
[video width="640" height="352" mp4="https://dritare.net/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-26-at-13.12.46.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://dritare.net/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-26-at-13.12.45-2.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://dritare.net/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-26-at-13.12.46-1.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://dritare.net/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-26-at-13.12.46-2.mp4"][/video]

















