Na ndiqni edhe në

Sport

Përgjigjia e Bulkut për Panuçin: Këta lojtarë bënë të lumtur shqiptarët në Francë

Përgjigjia e Bulkut për Panuçin: Këta lojtarë

Në një konfernecë për mediat, trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku ka folur ndeshjen e humbur me Turqinë, lojtarët si dhe ka theksuar se detyra e tij si trajner është të fitojë ndeshjet.

Ndeshja me Andorrën?

Duke qene pranë skuadrës, mendoj që duhet ta harrojmë atë ndeshjen me Turqinë. Kjo ndeshje duhet fituar patjëter. Duhet të fillojmë qysh nesër dhe të vazhdojmë rrugën tonë.

Çfarë emocioni dhe çfarë përgjegjësie keni në këtë sfidë, a është thikë më dy presa?

Detyra ime është të fitojmë ndeshjen, bashkë me lojtarët sepse vetëm nuk e arrijë dot. Padyshim që është një përgjegjësi e madhe që më ka dhënë Federata.

Kthehesh pas 17 vjetësh, por tani si trajner?

Ndryshimi është që kjo ndeshje duhet të fitohet me patjetër dhe jam i bindur që nuk do të ndodhë më ai gabim.

Cila është gjendja e Sadikut dhe Balajt? Mund të luajnë të 2 bashkë?

Ngelet për t’u parë mbas stërvitjes së fundit dhe pastaj mund të vendosim. Padiskutim që mund të luajnë bashkë.

Cila është gjendja psikologjike e lojtarëve?

Jemi munduar që të harrojmë sa më shpejt humbjen. Gjendja është shumë e mirë, jemi përgatitur vetëm për ta fituar këtë ndeshje.

Besoj se lojtarët mund të japin më shumë?

Është e vërtetë që këta janë lojtarët. Këta janë lojtarët që kanë bërë të lumtur shqiptarët kur shkuan në Francë. Kam bindje të plotë se mund ta kalojnë këtë moment.