Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për Vitin e Ri, mbretëresha është bakllavaja!

Për Vitin e Ri, mbretëresha është bakllavaja!
Ëmbëlsira e shqiptarëve për Vitin e Ri mbetet bakllavaja. Prej shumë vitesh është e vetmja që nuk është harruar nga ne për tu gatuar për festën e ndërrimit të viteve. Edhe pse kërkon shumë kohë dhe përkushtim, sepse petët e holla të lodhin shumë. Bakllavaja është një nga ëmbëlsirat që pëlqehet shumë nga shqiptarët.

Është bërë traditë tashmë që çdo fundvit në çdo familje shqiptare të gatuhet bakllavaja me arra.

Prej shumë vitesh bakllavaja është ai ajo qershia mbi tortë, krahasuar me me të tjera gatime.

Sipas historisë thuhet se receta e bakllavasë  është marrë nga turqit, gjatë kohës së perandorisë Osmane.

Që në atë kohë në famijet myslimane, të pasur apo të varfër bakllavaja është bakllavaja që mbizotëron për festën e bajramit, por tashmë prej kohësh edhe për Vitin e Ri. Nëse e keni gatuar ndonjëherë në shtëpi bakllavanë  duhet ta dini sesa kohë ju merr. Po për këtë vit a e keni bërë bakllavanë?/A.C/dritare.net