Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas tre vitesh bllokim Turqia lejon aksesin në Wikipedia

Pas tre vitesh bllokim Turqia lejon aksesin në Wikipedia

Pas tre vitesh bllokim, Gjykata Kushtetuese në Turqi ka vendosur që të zhbllokohet aksesi për “Wikipedian” në shtetin turk.

“Wikipedia” ishte ndaluar para 991 dite në Turqi, ndërsa Gjykata ka thënëse ndalimi i saj përbënte dhunim të lirisë së shprehjes.

Enciklopedia online u bllokua në Turqi në prill 2017-tës pasi refuzuan t’i fshijnë artikujt kritikë ndaj qeverisë së vendit..

Turqia kishte kërkuar nga Wikipedia që të hiqte artikujt ku thuhej se qeveria e Turqisë kishte bashkëpunuar me të ashtuquajturin grupin e Shtetit Islamik (IS) dhe al-Kaedën në Siri, por encilopedia nuk pranoi./ I.M-Dritare.net