
Pampuri: Nuk shikoj emisionet ku dal unë, jam shokuar nga komentet!
Dritare.net

Pampuri: Unë e shikoja dikur veten time në televizor, kur kthehesha në shtëpi, dhe në fakt më pëlqente, herë e kritikoja veten. Nga momenti që merrja pjesë në debate politike, unë nuk mundja më të shikoja veten, dhe të shikoja komentet që ishin poshtë. Pse? Pyetja që mua më bën përshtypje, ndoshta është fenomen global, por në Shqipëri është e frikshme: kush është kjo? Kush e solli këtë? Po kjo çne? Si erdhi kjo këtu? Çfarë aftësie ka kjo që erdhi këtu?
Nuk merreshin me çfarë po thotë. Në fakt, asnjëri nuk ka pyetur, nuk ka bërë hapat e mij. Asnjëri nuk është rrëzuar si jemi rrëzuar ne të gjithë. Unë kam përkthyer 5 libra të fushës sime, djali im është rritur duke më parë në lap-top, unë punoja, përktheja, mbaroja doktoraturën, dhe sulmohesha, sepse një grua që ecën para, sulmohet./ I.M-Dritare.net
https://youtu.be/_bOR0urpCeU

















