Paloka nxjerr videon: Rama gënjen për pushimet, ja provat!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po gënjen në lidhje me deklaratën e tij, ku tha se prej vitit 2013, nuk kishte bërë pushime jashtë vendit. Me anë të një video ku shfaqet kryeministri Rama në një intervistë me gazetaren Eni Vasili, Paloka, thotë se kryeministri e ka pranuar vetë me gojën e tij që disa ditë i ka kaluar në Majami. Më poshtë, ai rreshton një liste me vendet sipas Palokës, ku ka pushuar kreu i qeverisë, nga viti 2013 deri më sot.

“Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, Edi Rama gënjen si derr!

“Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”- thotë Edvin mashtruesi, që jeton në një vilë të paktën 2 milion euro, por të deklaruar shumë më pak.

Per rifreskim të kujtesës për shqiptarët që nuk kanë pse mbajnë mend çdo mashtrim të Edi Ramës, më poshtë janë disa nga pushimet superluksoze të Ramës, të pranuara prej tij vetë, siç shikohet edhe ne video.

1. Pushimet në Majami në SHBA, të pranuara me gojën e tij.
2. Pushimet në Boston në SHBA.
3. Pushimet në Nju Xhersi në SHBA.
4. Pushimet në Europë dhe Azi, nga Mynihu në Hong Kong, nga Stambolli në Nju Jork, nga Berlini në Rostok, sa herë hap ekspozita private. 10 dite qendroi vetem ne New York per ekspoziten qe u hap ne nje nga gallerite me te shtrenjta ne bote.
5.Pushime ne Monte Karlo ne klubin e miliarderëve te Monakos ( E justifikuar nga Fuga , pasi u denoncua, si ftese private e Princit te Monakos)

Ky qe mori helikopterin per te shkuar nga vila ne Vlore deri ne aeroport ku e priste charteri me te cilin shkoi ne Torino vetem per te pare ndeshjen e Juventusit e per te bere njo foto me Ronaldon deklarohet me paturpesi, me se nje here, se “nuk i pelqen luksi” dhe pushimet i ben ne Shqiperi…!!!Rama jo vetëm ka bërë pushime jashtë vendit, por i ka bërë ato me shpenzime marramendëse, që nuk justifikohen me pasurinë e deklaruar prej tij. Prandaj, Etilda nuk e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë dhe hotele 600-700 euro nata. Ajo thjesht ka ndjekur modelin e shefit të saj, Edi Rama, që gënjen pa u skuqur fare 
se nuk paska bërë kurrë pushime jashtë shtetit si kryeministër.”, shkruan Paloka./L.F-dritare.net 

 

LEXO DHE :  Plagosja e vëllait të kryebashkiakut, arrestohen dy persona në Bulqizë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.