
Pakistani goditet nga një tërmet fiks sa në Shqipëri/ 19 të vdekur, qindra të plagosur
E Martë 24 Shtator 2019, 20:08
Dritare.net

Edhe pse tërmeti është i të njëjtës shkallë sa ai i së shtunës në vendin tonë, në Pakistan lëkundjet e tokës, kanë vrarë të paktën 19 persona, dhe kanë plagosur mbi 300 të tjerë.
Fotografitë që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një goditje të madhe në një rrugë kryesore në zonë, dhe shtëpi të shkatërruara plotësisht.
Shkalla e plotë e dëmit nuk dihet ende. Mijëra njerëz vdiqën në një tërmet të fuqishëm në këtë zonë në 2005.
Sipas raportit fillestar, në 19 personat e vdekur ka edhe fëmijë.
Ushtria e Pakistanit tha se ekipe "aviacioni dhe ndihma mjekësore" ishin dërguar në zonë./ I.M-Dritare.net

















