Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

‘Trafik organesh dhe ekzekutime në grup’, Kadri Veseli do pyetet Hagë

‘Trafik organesh dhe ekzekutime në grup’, Kadri Veseli do
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të merret në pyetje në Gjykatën Speciale në Hagë. Veseli është shprehur se nuk ka është thirrur për tu paraqitur si i dyshuar, por ka thënë se është i gatshëm për t’u vënë nën hetim nga drejtësia.

Mediat fqinje shkruajnë se prokurorët e specialë të Hagës po përgatisin akuza në drejtim të krerëve të UÇK-së, përfshirë këtu Veselin dhe Presidentin Thaçi.

Gjykata Speciale u miratua nga Kuvendi i Kosovës në 2015 dhe do të gjykojë krimet e kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Çështjet që do të hetohen janë bazuar në Raportin e KE të hartuar nga Dick Marty në vitin 2010, i cili akuzon drejtues të UÇK-së për rrëmbime, ekzekutime në grup, dhunë dhe trafik organesh njerëzore.

BE ngriti në vitin 2011 grupin e hetuesve specialë për të hetuar denoncimet e Dick Marty-t./E.K.-Dritare.net