Nga Xhensil Shkëmbi
Në fillim Qershori isha në Himarë, kur në zyra e OMONIA festohej mandati i Fredi Belerit si eurodeputet. Gjatë tre ditëve që qëndrova aty, takova drejtuesit politikë të të gjithë anëve, edhe Bollanon. E dinte që sytë e Tiranës e ca të tjerëve nuk ishin tek ai.
Vangjel Tavon (e njoh prej kohësh, falë disa ndihmave humanitare që ka bërë) e telefonova për të pirë kafe, por nuk ishte në Himarë. Kishte lëvizur nëpër fshatra.
Unë i thashë se po bënte fushatë por ma mohoi në gjuhë diplomatike.
"Prefekti nuk takon njerëzit derë më derë, kryebashkiaku po - gjithsesi, paç bekimin e atyre të tjerëve" - dhe këtu u mbyll biseda jonë.
Sot e mora përsëri në kamera.
"Tavo, doli fjala ime?"
-Ti the se do fitoj mo, jo se do jem kandidat. Ti më the kryebashkiak.
"Tavo, ti e di se do fitosh"
-Po ta dija, nuk punoja kaq fortë në fushatë bre.
"Po e ke marrë bekimin e atyre të tjerëve, se të Tiranës e ke patur në xhep. Jo se të duan por se u duhesh"
-Fillove ti të ngacmosh tani?
"Ti e di se kam të drejtë por nuk po të lodh më tepër. Urime kryetar i ri i Himarës"
-Dashtë Zoti. Dashtë Zoti.
Vangjel Tavo e di që do fitojë. Të tjerat janë llogje politike e televizive. Tavo u tregua qysh herët i zgjuar. Diti të marrë bekimet e Tiranës e atyre të tjerëve.
Ndaj ata të tjerët qëndruan kaq qetë këtë herë, djalin e tyre e kanë Eurodeputet, nacionalizmin ekstrem e morën përsëri në krah si shenjë fitore edhe se djali i tyre po bën burg. Misionin e përfunduan.
Tavo u duhet se di të krijojë urat e lumenjve të minuar prej vitesh.../Marrë nga Facebook-u i autorit