Na ndiqni edhe në

Emisionet

Historia e padëgjuar e Enkel Demit: Unë, çami që u dashurova me kuksianen!

Historia e padëgjuar e Enkel Demit: Unë, çami që u

Gazetari i njohur Enkel Demi zbuloi detaje të rrallë nga jeta private në emisionin Dekalog në DritareTV, duke treguar si ka nisur historia e tij e dashurisë me bashkëshorten, politikanen Mesila Doda.

“Ne të dy kemi kaluar një jetë bashkë,” tha Demi, duke rikujtuar vitin 1993, kur e ka njohur Mesilën. Ajo atëherë studionte në Itali dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushimet e verës. “U takuam në disa vizita, ajo ishte pjesë e një organizate rinore që drejtonte Federata e Rinisë,” kujton ai, duke shtuar se takimi i parë nuk kishte qenë menjëherë romatik, por fillimisht kishin krijuar një miqësi të ngushtë.

Nga miqësia e parë, lidhja e tyre u zhvillua natyrshëm, dhe sot, pas 33 vitesh, janë ende bashkë si burrë e grua. “Jemi gjyshër të dy tashmë, por jeta na ka dhënë prova të forta dhe gjithmonë kemi qenë aty për njëri-tjetrin,” thotë Demi./K.C/dritare.net