Na ndiqni edhe në

Opinione

Me këta deputetë, më mirë në opozitë!

Me këta deputetë, më mirë në opozitë!

Nga Ermal Mulosmani

Një njeri që ka mbështetur prej 34 vitesh Partinë Demokratike (me pak lëkundje sigurisht), pas 12 vitesh opozitë, ku ka paguar kosto të mëdha personale, ekonomike dhe sociale, sheh që vota e tij e mundshme për Partinë Demokratike do të bëjë së pari deputet:
1. Flamur Noka
2. Albana Vokshi
3. Mesila Doda
4. Erisa Xhixho
5. Jozefina Topalli
6. Tedi Blushi
Këta janë të sigurtë.
Megjithë respektin unë nuk do e votoja asnjërin prej tyre. Nuk janë zgjedhja ime. Nëse dikush më thotë "duhen për të ardhur në pushtet" unë rri më mirë në opozitë. Nëse më thonë se "i di Doktori këto punë" unë i them "Doktori i di të vetat unë i di të miat."
Kurrë vota ime nuk do shkojë për këta emra. Kurrë.
Do bëhem antiopozitar. Siç thotë Doktori "Opozitë e Opozitës". Do votoj njërin mes Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt. Edhe aty më pengon Arjan Konomi por ngaqë e di që nuk do zgjidhet deputet mund t'ia jap votën. Plus është soroist .
Edhe Shehaj është kandidat i fortë. Nuk e kam aq qejf sa në fillim por është një mundësi reale.
Është koha për ti thënë Kryetarëve që kur nuk respektoni njerëzit mos pritni tu votojnë si të nënshtruar.
Secili që kruhet këtu duke më vënë epitete duhet ta llogarisë vetë se ku përfundon./dritare.net