
OFL i kërkon deklarimin e pasurisë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit
Dritare.net

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
- Dritan Dajti me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake", "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës";
- Xhevdet Troplini me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./E.B-dritare.net

















