Nxori babanë nga spitali se dëgjoi lajmin e rremë në televizion dhe i vdes rrugës/ Rama: Kriminelë, më mirë dëgjoni radion!
E Hënë 2 Dhjetor 2019, 16:04
Dritare.net
Rama ka thënë si shembull të keqinformimit, lajmin se spitali i Durrësit ka marrë dëmtime të forta e për pasojë rrezikon të shembet. I gjendur përballë kësaj situate, një prej familjarëve ka nxjerrë babanë nga spitalit pavarësisht insistimit të mjekëve, por ndërroi jetë rrugës.
“Gjithë kjo histori është historia e mediave. Marrim babanë nga krevati duke iu rezistuar mjekëve mos lëvizni, se dëgjojnë se po shemben spitali i Durrësit, dhe u vdes babai rrugës. Në vend që të mendojnë dy herë kur të flasin, që t’i lënë për një fazë të dytë, por non stop nëpër portale, TV. Kriminelë. Kjo është historia”. Mos shihni TV, shihni radion më mirë.”,- tha Rama gjatë takimit me banorët e Ish-Kënetës./K.C/dritare.net