

Nepalezi Khagendra Thapa Magar, i cili ishte vetëm 67.08 centimetra i gjatë, vdiq prej komplikacioneve nga pneumonia.
“ Kishte kohë që hynte e dilte nga spitali, por këtë radhë, i ishte prekur dhe zemra. Nuk ia doli dot”, tha i vëllai për AFP-në.
Khagendra Thapa Magar ka qenë njeriu më i shkurtër në botë në 2010, por e humbi titullin Guinness pak vite më vonë, dhe këtë e mbante nepalezi, Chandra Bahadur Dangi, që ishte vetëm 54.6 centimetra. Vetëm pas vdekjes së Dangit në 2015-tën, arriti ta rifitonte sërish statusin e tij, ndërsa sot e ka humbur përfundimisht atë./ I.M-Dritare.net

















