Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një tjetër emër i Top Channel/ Ja kush do të jetë drejtori i ri i OST!

Një tjetër emër i Top Channel/ Ja kush do të jetë
Pas skandalit me kompaninë fantazmë "DH Albania", Klodian Gradeci dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimeve.

Burime për dritare.net bëjnë me dije, se postin e drejtorit të OST-së, do ta zërë Skerdi Drenova.

Drenova ka qenë nëndrejtori i televizionit privat "Top Channel" për më shumë se dhjetë vjet dhe më qershor të 2015-ës dha dorëheqjen. Pasi u largua nga Top Channel, më korrik të 2015-ës, Skerdi Drenova mori postin e kryetarit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, nga i cili u largua para pak kohësh. Pas Enkelejd Jotit, ish-drejtori i Top Channel, Drenova është i dyti që merr një pozicion të rëndësishëm në administratën e Ramës./dritare.net