
Një mision në Pragë/ Ermal Mamaqi zbulon surprizën për mamanë e tij!
E Diel 24 Nëntor 2019, 22:10
Dritare.net

Sonte, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar se ndodhet atje, jo vetëm me pushime, por me një mision që sot e ka përmbushur.
Mamaja e tij feston ditëlindjen dhe Ermali e ka kthyer ne vendin ku ajo është rritur, pas 60 vitesh.
Qëllimi i misionit të tij ishte ta çonte në vendin ku kishte jetuar për disa vite, në Ambasadën Shqiptare në Pragë, dhe ia arriti.
Ermali gjithashtu i ka realizuar një set fotosh “dikur dhe tani”, si kujtim, mamasë së tij./E.B-dritare.net

















