

Quhej “komisar i hekrut” jo vetëm se ka guxuar të vërë dorë mbi kriminelë të rezikshëm, të ngjashëmve të tyre sot, nuk guzojnë policët as tiu përmendin emrin.... Komsiar Koseni i ka rrahur, i ka arrestuar e burgosur. Ishin krerët e bandave më të rrezikshme që sundonin vendin në periudhën e errët të vitit 1997. Me dhunë apo pa dhunë, Koseni do të mbahet mend si komirari që arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë.
I pezulluar nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, Komisar Koseni i ka fituar të gjitha betejat me institucionet shtetërore dhe ka fituar të drejtën kthimit në detyrë.
"Ka 18 vite që bëj gjyqe dhe problemi është se mua më ka hetuar prokuroria edhe tullat dhe krevatet e shtëpisë. Vettingun e kam bërë gati dhe e kam nisur. Unë kam 18 vite që ha bukën time."-ka deklaruar Kosemi.
“Ishte viti ’97 dhe në atë kohë ishte e vetmja mënyrë për të luftuar kriminalitetin. Unë dilja vetë në patrullë dhe në atë kohë kriminaliteti ra në mënyrë drastike. Duhet të dilja vetë sepse kriminelët ishin të rrëzikshëm”, tha ai.
“E kam bërë fabrikën model i rregullit dhe sigurisë. Policët duhet të jenë vetë trima dhe të njohin familjet kriminale të zonës. Polici duhet të mbështet maksimalisht nga kuadrot e tyre, madje edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”, tha Koseni.
PJESË NGA DEBATI
Xhunga: Një ish-polic kërkon të kthehet në punë, ju çfarë mendoni?
Loka: Është bërë një ligj dhe thuhet se çdo ish punonjës mund të vetë ofrohet. Nuk i ka penguar askush që të bëjnë kërkesë për tu futur në polici. Zoti Koseni ka 60% të punonjësve të policë në Elbasanit duhet të kishte marrë informacione.
Koseni: Ka 18 vjet që bëj gjyqe pa ndërprerje edhe i kam fituar, problemi është se më ka hetuar prokuroria dhe tullat në shtëpi. Kam 18 vite që ndjek shtetin nga mbrapa. Kam 18 vite që ha bukën time./ I.M-BW
Loka Koseni on Vidnews.

















